Një shtetas shqiptar, i arratisur një ditë më parë nga një burg i Italisë, është arrestuar këtë të hënë nga forcat e rendit të vendit fqinj.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasin Lekë Luca, bashkë me të cilin nga burgu në Çivitavekia u arratis edhe një person tjetër, edhe ai shtetas shqiptar.
Në hetimet për lokalizimin e tij u angazhuan agjentët e Njësisë Qendrore të Hetimeve, një strukturë që funksionon pranë policisë së burgjeve.
Luca është lokalizuar nga agjentët në një kasolle jo shumë larg burgut prej nga ishte arratisur. Ai është vënë re nga pronari i kasolles, një ish-pjesëtar i forcave të rendit që ka telefonuar më pas policinë.
Ndërkohë, hetuesit po vazhdojnë kërkimet për shqiptarin e dytë, Osvaldo Marku, i cili rezulton të jetë ndarë nga Luca pas arratisjes nga qendra e burgimit. Për kapjen e tij janë angazhuar njësi të shumta policore.
Mësohet se ndarja mes dy të dënuarve erdhi për shkak se pas kapërcimit të murit, Luca ka pësuar dëmtime dhe nuk ka mundur të vazhdojë.
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve