Nëse ka një produkt veror që pëlqehet pothuajse nga të gjithë njerëzit, veçanërisht në verë, janë pikërisht akulloret.
Mund t’i preferoni me shije të ndryshme dhe nuk mjaftoheni me një ose dy, por doni të mbushni të tërë frigoriferin.
Kështu, i ‘koleksiononi’ në ngrirje në mënyrë që t’i përdorni sa herë që t’ju hahet një e tillë.
Eric Fredette është përgjegjës për zhvillimin e shijeve të reja për markën ‘Coconut Seven Layer’.
Në këtë artikull do të mësoni se si t’i ruani akulloret në frigorifer në mënyrë që të mos humbasin shijen e tyre.
Mos i ruani ato me produkte të tilla si hudhër dhe qepë
Nëse në ngrirje keni hudhër dhe qepë, nuk është një mjedis i mirë për akulloret.
Me kalimin e kohës ju i përdorni këto produkte dhe aroma e tyre kalon te akulloret.
Krijoni barrierë mes akullores dhe ajrit
Duke qenë në enë plastike të hapura, përpiquni të krijoni një barrierë mbrojtëse midis akulloreve dhe ajrit. “Ne rekomandojmë vendosjen e një pjate poshtë akullores ose një letër dylli në kontakt të drejtpërdrejtë me sipërfaqen e akullores|”,-thotë Fredette.
Kjo parandalon ajrin nga ‘tharja’ dhe formimin e kristaleve të akullit në akullore.
Mos e mbani akulloren tuaj në derën e frigoriferit
Nëse ju ndodh të keni pak hapësirë në frigorifer, mos e vendoseni akulloren në derën e tij.
Përpiquni ta vendosni në pjesën qendrore ose në pjesë të tjera, por jo në derë.
Mos e ngrini akulloren përgjithmonë
Ushqimi i ngrirë siç duhet është teknikisht i sigurt për një kohë të pacaktuar.
Kjo nuk do të thotë që akulloret duhet të hahen deri në datën e skadencës, sipas Fredette. “Ne nuk rekomandojmë konsumimin e akulloreve pas skadimit të afatit, sigurisht.”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...