Bajram Nuhiu, shef i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në drejtorinë e antidrogës në Policinë e Kosovës ka thënë se vetëm gjatë këtij viti kanë shkatërruar 13 rrjete kriminale, shumë më shumë se në vitin e kaluar.
Ai ka thënë se fjala është për rrjete që merren me trafikim, kryesisht me marihuanë, e më pak me droga tjera.
“Në vitin e kaluar kemi pas 6 raste me hetim ndërkombëtarë ku në shumicën prej vende që kemi bashkëpunuar kemi pas edhe konfiskime dhe arrestime”, ka thënë Nuhiu.
“Në bazë të raporteve ndërkombëtare dhe konferencave që ne i kemi shqiptarët në perëndim nuk janë më në top lista të trafikantëve të drogës, ka grupe të tjera shumë më të konsoliduara dhe më të forta se grupet shqiptare në Evropë, sepse shpesh shqiptarët i paraqesin si grupet më të forta por nuk është ashtu”, ka thënë ai.
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...