Hasan Salihamdziç është drejtori i ri sportiv i Bayernit, që do të marrë vendin e lënë nga Mathias Sammer.
Boshnjaku ka qenë futbollist i bavarezëve për nëntë vite ku ka regjistruar 234 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola, transmeton KosovaPress.
Edhe ish-portieri Oliver Kahn ka qenë një prej kandidatëve për të marrë pozitën e drejtorit sportiv, por ai ka refuzuar ofertën e klubit bavarez./Arbresh.info/