Kosova mund të futet në një krizë energjetike si pasojë e harxhimit të rezervave të linjitit pasi shteti ende nuk ka përfunduar procesin e shpronësimit të tokave në fshatin Shipitullë, ku KEK duhet të nxjerrë qymyr.
Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kada- Bujupi, për Gazetën Observer, ka theksuar se VV ka reaguar për këtë çështje qysh gjatë muajit maj të këtij viti në Parlamentin e Kosovës, kur partia saj kishte ftuar në interpelancë ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
“Prej disa kohësh Kosova është duke u përballur me krizë të thellë energjetike. Midis një seri shkaqesh të tjera, një problem me pasoja të tepër të rënda është dhe situata në fushën e Mihjes së re, Sibovc. Në territorin e destinuar për mihje tash ka mbi 260 ndërtime pa leje”, ka theksuar Kadaj- Bujupi.
Deputetja e Vetëvendosjes thotë se fajtorët për gjendjen e krijuar në sektorin e energjetikës janë të ditur.
“Kjo pyetje duhet t’i bëhet Blerand Stavilecit dhe ish- shefit të tij Hashim Thaçit të cilët janë përgjegjësit kryesorë për lejimin e degradimit të minierës së Sibovcit përmes moszbatimit të ligjit”, tha Kadaj-Bujupi duke shtuar se kjo është metodë e tyre e punës e cila tani na sjellë në këtë situatë krize e ku koston e paguajnë qytetarët e vendit.
Në lidhje me këtë çështje ne interpelancën e datës 4 maj 2017 në emër te Lëvizjes Vetëvendosje, ajo thotë se kishin propozuar një rezolutë me këto pika;
Qeveria e Kosovës të lirojë zonën së veçantë nga ndërtimet e jashtëligjshme brenda 3 muajve në vijim.
Realizimi i planit nga ana e agjencive qeveritare për largimin e të gjithë sasisë së djerrinës nga fronti i shfrytëzimit të thëngjillit jo më vonë se 6 muaj.
Të themelohet Korporata publike e thëngjillit së cilës do t’i barteshin ekskluzivisht të gjitha liçencat për hulumtim dhe shfrytëzim të thëngjillit në Kosovë.
Të hetohen dhe ndërmarren masat ligjore ndaj të gjtihë të përfshirëve në këtë rast, që prej atyre që kanë penguar zgjerimin e minierës, e deri te ata që e kanë ndryshuar kahjen e zgjerimit të saj
Kjo rezolutë nuk kishte kaluar tutje sepse nuk ishte votuar nga deputet e legjislaturës së kaluar, as edhe nga ata të opozitës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...