Google ADS

Seanca të enjten, PAN ende nuk i ka ndarë ministritë

21:38 | 31 Korrik 2017
M. A.

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri në seancën konstituive, e cila do të mbahet gjatë ditës së enjte. Kjo seancë do i hapë rrugë edhe formimit të institucioneve të vendit, pasi pritet që menjëherë pas seancës konstituive të mbahet edhe seanca në të cilën do votohet për qeverinë e ardhshme të Kosovës.

E, meqenëse koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN, në vazhdimësi po shprehet se numrat për formimin e Qeverisë tashmë i kanë, atëherë Kosova shumë shpejt do të ketë institucionet e reja, shkruan Indeksonline.

Por, edhe pse PAN thonë se i kanë votat, ata ende nuk kanë filluar të diskutojnë për ndarjen e dikastereve mes PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s. Kështu së paku po shprehen zyrtarët partiakë të këtyre partive.

Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, në një prononcim për Indeksonline, e rikonfirmoi se ende nuk i kanë ndarë ministritë mes anëtarëve tjerë të koalicionit.
“Ende nuk është vendosur për ndarjen e dikastereve qeverisëse. Kjo mund të bëhet në afatin e duhur dhe nuk mund të flitet për kurrfarë vonese”, është shprehur Nitaj.

Duke qenë se ende nuk janë marrë vesh për ndarjen e dikastereve, atëhere PAN-i mund të mos i ketë votat e sigurta dhe po punojnë në sigurimin e numrave./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme