Anëtari i Kryesisë se PDK-së në Fushë Kosovë, Adnan Sogojeva ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda PDK-së.
Në një shkrim të gjatë të postuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Sogojeva ka dhënë arsyet e dorëheqjes se tij nga PDK.
Ai ka thënë se arsyet e dorëheqjes janë të shumta. Por, në këtë moment ai nuk do i numëroj.
“Me kohë dhe në një moment më të përshtatshëm do i tregoj gjithë arsyet që më kanë shtyrë të marrë këtë veprim.
Unë do të jem i disponueshem dhe do të vlerësoja gjithë mundësitë për të kontribuar për vendin tim, komunën time, shtetin tim”, ka shkruar ai në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.
Njoftimi i plotë i Sogojevës:
NJOFTIM
Dorëheqje nga gjithë funksionet e PDK-së
Drejtuar: Z. Kadri Veseli – Kryetar i Partia Demokratike e Kosovës
C.C: Z. Naser Grajqevci – Kryetar i PDK-së, Dega Fushë Kosovë
Z. Basri Musmurati – Sekretar i Partia Demokratike e Kosovës
Nga: Adnan Abedin Sogojeva – Anëtar i Kryesisë së PDK-së, Dega në Fushë Kosovë
I nderuar,
Unë Adnan Abedin Sogojeva, aktualisht anëtar i kryesisë së Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, nga ky moment jap dorëheqje nga gjithë funksionet brenda Partisë Demokratike, duke mos qenë as edhe anëtar i PDK-së.
Jam munduar të bind veten se këtu respektohen vlerat njerëzore, morale e kombëtare, por, për 17 vjet jam gabuar dhe kam gënjyer veten, se këtu mund të respektohen këto vlera. Kjo edhe është një nga arsyet kryesore e cila ka sjellë këtu ku është PDK-ja, ku si një nga themeluesit e saj në Fushë Kosovë dhe si aktivist e pjesë e strukturave, më vije keq dhe dëshpërohem kur e shoh në këtë gjendje. Unë u rrita në këtë Parti, dhashë gjithçka, por, meritokracia, vlerat nuk respektohen këtu bile as që flitet për to.
Aktiviteti im dhe i familjes sime në luftën e UÇK-së është i njohur për opinionin në Fushë Kosovë dhe më gjerë, së fundi babai im Abedin Sogojeva – Komandant Dini është dekoruar nga Presidenti i Republikës me dekoratën “Urdhri Luftëtar i Lirisë Adem Jashari” si dhe nga Kuvendi Komunal në Fushë Kosovë i është dhënë titulli më i lartë që ndanë komuna “Nderi i Qytetit”, titull ky i ndarë për herë të parë ndonjë personaliteti në Fushë Kosovë, si dhe një rrugë në Fushë Kosovë dhe një në Prishtinë mbajnë emrin Abedin Sogojeva.
Unë jam veteran i luftës së UÇK-së dhe nga familja ime jemi 4 veteran të UÇK-së, njëherësh edhe ushtroj funksionin e Sekretarit të Degës së OVL- UÇK në Fushë Kosovë.
Aktiviteti im në Parti – PDK ka filluar që nga themelimi i PDK-së, atëherë si PPDK dhe vazhdoi deri sot, pozicionet e mia në Parti që nga themelimi kanë qenë:
– Anëtar i Këshillit Drejtues i Rinisë Demokratike të Kosovës – niveli Qendror,
– Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës dega në Fushë Kosovë, njëherësh dhe themelues i Degës,
– Anëtar i kryesisë së Degës në Fushë Kosovë dalë nga gjithë zgjedhjet e brendshme mbajtur në Parti,
– Delegat i Konventës së PDK-së, gjithë Konventat përfshirë këtu edhe dy Konventa të Rinisë,
– Aktualisht jam anëtar i kryesisë së Degës në Fushë Kosovë,
– Nga Rinia Demokratike e Kosovës Dega në Fushë Kosovë kam marrë Mirënjohje për kontribut dhënë në Rini dhe Parti Demokratike në Fushë Kosovë.
Arsyet e dorëheqjes sime janë të shumta, në këtë moment nuk do i numëroj, por, besoj që shumë nga ata që më njohin personalisht e kuptojnë drejtë këtë veprim timin. Me kohë dhe në një moment më të përshtatshëm do i tregoj gjithë arsyet që më kanë shtyrë të marrë këtë veprim.
Unë do të jem i disponueshem dhe do të vlerësoja gjithë mundësitë për të kontribuar për vendin tim, komunën time, shtetin tim.
Duke ju falënderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshëndetjet më të sinqerta nga ana ime.
Sinqerisht
Adnan A Sogojeva
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë