Google ADS

Prishtina e pakënaqur me fushën e trajnimit

19:27 | 31 Korrik 2017
M. A.

Skuadra e Prishtinës ka shpreh pakënaqësitë me fushën e trajnimit në Kastriot. Ende klubi kosovar vazhdon të ketë probleme më stadiumin, pasi ky i fundit është duke u riparuar.

Klubi pas dhjetë ditëve të përkryera të fazës përgatitore në kushtet optimale të kompleksit të hotelit “Onix” të Banjës, skuadra rikthehet në Kastriot – në fushën ndihmëse, aspak të mirë. Pra, bardhekaltrit po vazhdojnë vuajtjet për fushë stërvitore!

Ndërsa nesër, e martë – 1 gusht, në Gjakovë nga ora 17:00 ndeshet në miqësore me Vëllaznimin – skuadra me nam e futbollit tonë e rikthyer këtë edicion në Superligë.

Ndërsa të dielën më 6 gusht në Shkup nga ora 17:00 ndeshet në stadiumin e “Çairit” me Shkupin, ish-Sloga- tre herë kampione e Maqedonisë, anëtare e elitës së futbollit të Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme