Kryeministri në largim dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dy ditë para seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se koalicioni PAN nuk i ka numrat.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se numrat, për të cilët ka dalë në gjueti Koalicioni PAN, në gëlltitje e kritikave se qeverisja nuk bazohet në numra.
Ja postimi i plotë i Mustafës:
Fillimi i Ri i PDK-së dështoi. “Çdo fillim i ri fillon në fund të një fillimi të vjetër”. Dhe ky fillim i PDK-së , që ishte mohim i vetvetes , nuk e pat as fatin e kësaj të vërtete shkencore.
Numrat, për të cilët ka dalë në gjueti Koalicioni PAN, janë gëlltitje e kritikave se qeverisja nuk bazohet në numra.
Në fakt qeverisja bazohet në njerëz, por votat janë numra. PAN nuk i ka as votat e as njerëzit. Në zgjedhje ka marrë përkrahjen e çerekut të votuesve, kurse çereku i votave nuk paraqet kurrfarë shumice për të pretenduar për t’i bërë institucionet.
Në këtë shoqëri, secili duhet të bartë pasojat e veprimeve të veta. IM
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë