Aleanca Kosova e Re është e vendosur qe të mos e braktis koalicionin me LDK-në për t’iu bashkuar PAN-it.
Zëvendespresidenti i këtij subjekti, Vesel Makolli ka thënë se AKR i ka shqyrtuar të gjitha opsionet dhe ka marrë vendim përfundimtar qe t’i qëndroj besnik koalicioni ku janë aktualisht.
“Jo, nuk do t’i bashkohemi PAN-it. Ne po presim qe ata të dështojnë dhe presidenti më na dhënë mandatin neve. Të gjitha opsionet i kemi shqyrtuar dhe kemi marrë vendim qe me i qëndruar besnik koalicionit ku jemi”, ka thënë Makolli për ‘Indeksonline’.
Zyrtari i lartë i AKR-së, thotë se edhe nëse PAN i bën 61 vota dhe e formon qeverinë, atëherë do të ishte qeveri jostabile dhe e varur nga Lista Serbe, e cila nuk do të kishte zgjatur shumë.
Makolli ka thënë se zyrtarisht me sa është në dijeni nuk kanë marrë ofertë nga koalicioni fitues i zgjedhjeve.
Tutje, Makolli ka folur edhe për mundësinë qe deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri të votojë për Haradinajn.
“Ndoshta ka pasur ndonjë luhatje të vogël, por në fund është marrë vendimi me respektuar qëndrimin e partisë dhe nuk besoj se do të ketë vota për PAN-in nga AKR. Labi është person humanitar dhe ai nuk e ka analizuar sa duhet. Atij ka mund t’i rrëshqasë ndonjë deklaratë. Edhe gazetarët kanë mund ta keqinterpretojnë ë. Unë e di qe ai i përkrah komplet vendimet e partisë”, ka shtuar Makolli.
Të enjten do të mbahet seanca konstituive ku pritet të zgjidhet Kryesia dhe Kryetari i Kuvendit.
Ndërsa, qeveria mund të dalë në votim një ditë pas konstituimit të Kuvendit.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...