Google ADS

Bayern Munich zyrtarizon drejtorin sportiv

18:09 | 31 Korrik 2017
M. A.

Skuadra e Bayern Munich ka zyrtarizuar drejtorin sportiv.

Ky rol i ka takuar boshnjakut, Hasan Salihamidzic i cili luajti te klubi gjerman nga viti 1998 deri në 2007.

40-vjeçari bëri afro 250 paraqitje me kampionin gjerman, ku shënoi 35 gola. Në vitin 2007 ai u transferua në Juventus, ndërsa karrierën e mbylli si lojtar i Wolfsburgut në vitin 2012.

Salihamidzic ka nënshkruar kontratë deri në 30 qershor të vitit 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme