Aktakuzë ndaj një ish zyrtari policor

16:20 | 31 Korrik 2017
M. A.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë ditës së sotme ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit E.S, i për veprën penale “keqpërdorimi të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.S., në cilësinë e personit zyrtar, autoritetit komandues në Stacionin Policor në Dragash, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk e përmbush detyrën zyrtare të tij me qëllim që të përfitojë dobi personi tjetër.

Me tutje sipas aktakuzës, më datë 01.06.2017, rreth orës 11:00 në fshatin Brodosan – Komuna e Dragashit, duke udhëheqë patrullën policore në përbërje prej 9 zyrtarëve policor me mision zbatimin e urdhër-arrestit të Gjykatës Themelore në Prizren të datës 02.03.2017, për dërgim në vuajtje të dënimit me burg të gjykuarin M.Q., me të njëjtin e bisedon çështjen e arrestimit të tij. Kur i gjykuari hynë në shtëpi të tij me pretekst që të përgatitet, përfiton nga rasti për tu fshehur e pastaj në funksion të arrestimit të tij nuk e urdhëron patrullën për ta bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse, përkundrazi pa lënë patrullë për ta vëzhguar shtëpinë e të gjykuarit, e urdhëron ekipin policor për të u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme