Albin Kurti në takim dy orësh me ambasadoren e Gjermanisë

18:13 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar me ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets.

Sipas videos të dërguar në redaksinë e portalit “Arbresh.info” Kurti i shoqëruar nga Driton Çaushi ka hyrë në ambasadën gjermane rreth orës 16:00, ndërsa bëhet e ditur se takimi ka zgjatur rreth dy orë.

Ende nuk dihet se përse është takuar Kurti me Viets.

A është kjo një shenjë që Gjermania po përkrah një qeveri të formuar nga Vetëvendosje mbetet të shihet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme