Google ADS

Angelina në prag të vdekjes? Shihni fotot e saj të fundit (Foto)

15:50 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

Angelina Jolie vazhdon të ketë peshë të dobët trupore. Ish- gruaja e Brad Pitt shqetëson me pamjen e saj, sidomos me këmbët ku duken vetëm ashti dhe lëkura.

Aktorja kohë më parë ka zbuluar që vuan nga sëmundja e cila quhet paraliza e Bell-it, si edhe shumë persona të famshëm.

Në intervistën për revistën “Vanity Fair”, Angelina Jolie ka zbuluar që vuan nga paraliza e Belli-t.
Nga kjo sëmundje vuajnë edhe George Clooney dhe Pierce Brosnan.
Çfarë është kjo sëmundje?

Kjo sëmundje paralizon një pjesë, apo tërë fytyrën, ndërkaq e shkakton edhe dëmtimi i nervit facial.
Dridhja, qeshja, ngritja e vetullave, madje edhe shqisa e shijes mund të jenë të sulmuara, sepse i njëjti nerv është i kontrollon këto funksione.
Çfarë e shkakton?
Jolie në intervistë ka përmendur që është diagnostikuar me hipertension, apo shtypje të lartë të gjakut, që ka të bëjë me paralizën e Bell-it.
Sëmundjen mund ta shkaktojnë edhe diabeti, çrregullimi i autoimunitet, infeksionet kronike të veshit, tumoret dhe lëndimet e kokës dhe të fytyrës, transmeton Telegrafi.
Shpesh e lidhin edhe me stresin, mirëpo nuk është zbuluar shkaku preciz për shfaqjen e saj.
Cilat janë simptomat?
Njëra vetull e pacientit mund të bjerë apo një sy mund të krijojë më shumë lot se tjetri. Gjithashtu mund të ndodhë edhe rënia e gojës, krijimi i tepërt i pështymës (apo tepër i vogël), si edhe i problemeve me shqisën e shijes.
Edhe një shenjë mund të jetë ndjeshmëria ndaj tingullit, gumëzhitja e veshëve, dhembja e kokës dhe problemet me të folurit.
Si shërohet?
Nuk ekziston testi i cili do të përcaktojë që pacienti ka këtë sëmundje, porse eliminohen të gjithë shkaktarët e tjerë të paralizës së fytyrës.
Kur janë të sulmuar sytë, mjekët rekomandojnë pika apo lidhje të syve për shkak të mbrojtjes gjatë shërimit.
Rastet e buta zhduken vetvetiu pas disa javëve, mirëpo në rast që simptomat janë akoma të pranishëm, atëherë duhet aplikuar steroidet të cilat zvogëlojnë ënjtjen.
Shumica e pacientëve shërohen plotësisht pas 6 muajsh, ndërsa rastet e veçanta nuk është e mundshme eliminohen në tërësi.

an_1501505249-5011565 ann_1501505244-4900214

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme