Publikohen rezultatet për pranimin e nxënësve në shkolla të mesme

13:03 | 23 Qershor 2015
Arbresh.info

Shkollat e mesme të vendit kanë publikuar sot rezultatin e konkursit për pranimin e nxënësve për vitin shkollor 2015/2016.

Për këtë vit shkollor kanë konkurruar rreth 34 mijë nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë, ndërkohë, në gjimnaze në tërë vendin janë pranuar mbi 21 mijë nxënës, kurse në shkollat profesionale do të mund të vijojnë mësimin e mesëm rreth 13 mijë nxënës. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, kanë bërë të ditur se në shumicën e gjimnazeve është plotësuar numri i nxënësve, ndërsa ata që kanë mbetur pa u regjistruar, mund të konkurrojnë në afatin e gushtit në shkollat profesionale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme