Drenori paralajmëron publikimin e krimeve ekonomike në Drenas (FOTO)

14:46 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Xhavit Drenori ka paralajmëruar se të dielën do të prezantohen para mediave krimet ekonomike të faktuara në Drenas, sipas së cilit do të paraqesin fakte në detaje lidhur me hajnin e pastër të pasurisë së qytetarëve nga njerëz të lidhur me politikën.

Ja postimi i plotë i Drenorit në facebook:

KONKURS PUBLIK

Kërkoj një person/fytyrë publik/e, për prezantimin e krimeve ekonomike të faktuara në Drenas.

Prezantimin do ta bënim në një takim me media të dielën nga ora 11:00.

Për mua të përshatashëm për këtë prezantim para mediave do ishin Arbana Xharra ose Berat Buzhala, për shkak të hapsirës mediale që krijojnë (media vizuele, të shkruara, rrjete sociale etj.).

I garantoj prezantuesës/prezantuesit që faktet që do paraqesin para publikut do bëjnë BOOM medial sepse secili rast është i faktum me detaje, (hajni e pastër e pasurisë së qytetarëve nga njerëz të lidhur me politikën).

Këto raste korruptive, (gjashtë kallzime penale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe pesë denoncimet tek krimet ekonomike në polici), nuk po guxon ti shtyj përpara asnjë prokuror (sado që paguhen me taksat tona).

Unë nuk kam mundësi për pagesë (honorar), dhe as për punësimin e familjarëve në institucione publike, por i premtoj se rastet janë aq interesante sa që do të fitojnë vemendje të madhe në publik si dhe do ta turpërorojnë Imer Bekën, Kryeprokurin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

PS.: Blerandin nuk e pranoj se me siguri ka punë mos me na lanë pa rrymë të dielen dhe ditëve në vazhdim!

20480014-10155030579248772-2478976903475571316-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme