Google ADS

LDK i përgjigjet AAK-së, nuk hyjmë në koalicion

12:41 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj thotë se ekziston ende mundësia që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i bashkohet koalicionit PAN për ndërtimin e Qeverisë së Kosovës.

“Ne ende po besojmë që të na bashkohet edhe LDK-ja. Ne jemi të hapur dhe mendoj se bashkimi i LDK-së, i LAA-së në një qeveri me Haradinajn do të ishte bukur i natyrshëm”, ka shtuar ai.

Ndërsa i kontaktuar nga Indeksonline, Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit në largim ka thënë se një gjë e tillë është e pamundur.

Sipas tij bashkimi i LDK-së në koalicionin e krijuar pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa nuk do të bëhet.

“Këshilli i Përgjithshëm ka vendosur që LDK nuk do të hyjë në asnjë koalicion në të cilin është pjesë Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë shkurt Gecaj.

Ndryshe sipas të dhënave jozyrtare është deklaruar që ekziston mundësia që të enjten e kësaj jave të votohet në pako kryeparlamentari si dhe krijimi i Qeverisë së re të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme