Liverpooli nuk është më i vetëm në garën për Naby Keitan.
Reds prej kohësh duan të sigurojnë shërbimet e yllit të RB Leipzig, por së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe Interi.
Akordi mes klubit anglez dhe gjerman nuk është gjetur deri më tani dhe ekipi nga Milano kërkon të përfitojë nga ky fakt për të tentuar firmën me 22-vjeçarin.
Çmimi i mesfushorit është rreth 70 milionë euro, por vështirë që klubi italian do paguajë këtë.
Keita vazhdon të jetë një nga lojtarët më të preferuar të Jurgen Klopp në Bundesliga. /SS/
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...