I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti nuk do të shkoj as sot në Kuvendin e Kosovës për tu regjistruar si deputet.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se regjistrimi i tij do të bëhet nesër në ora 9:00 të mëngjesit, shkruan arbresh.info.
Ndërkohë Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.
“Regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit, ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e banimit dhe CV-ja. Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshtatshme për deputetin. Konform praktikave të legjislaturave të kaluara, regjistrimi i deputetit (në holl) nga administrata e Kuvendit para seancës konstituive, bëhet me qëllim të lehtësimit teknik. Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Arbresh.info.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...