Ditën e sotme është zhvilluar një konferencë për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptarë të Futbollit, teksa para medieve ka dalë Denis Bastari, që ka sqaruar se FSHF po bën maksimumin që Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti, të lirohet sa më shpejt.
Për këtë po punon edhe kryeministri i vendit dhe tashmë priten zhvillimet që do të ndodhin.
“Çështjen e Ismail Morinës federata po e ndjek me kujdes. Është një çështje që ka ngarë gjithë opinionin publik dhe tifozerinë shqiptare, siç u pa edhe nga protesta që u zhvilluar para dy ditësh nga nj grupim tifozësh. Në këtë rast ne duam t’i sigurojmë të gjithë se ne si institucion sportiv po ndjekim të gjitha hapat e nevojshme që të zgjidhet sa më shpejt. Por duhet pasur parasysh që kjo ka edhe hapat e saj ligjor që ne duhet t’i ndjekim. Presidenti Duka është në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Rama, i cili nga ana e tij ka kontaktuar me homologun e tij kroat mbi këtë çështje. Kemi qenë në kontakt me familjarët e Ismail Morinës, kemi qenë në kontakt me avokatin e tij dhe vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër. Kryeministri ka garantuar se po bën përpjekjet maksimale që Ismail Morina të lirohet sa më shpejt. Nga ky moment ne kemi dërguar dikë në Kroaci dhe është në kontakt me avokatin e Morinës, me familjarët e tij, por edhe me persona të tjerë të sektorit juridik në Kroaci. NE do të njoftojmë për çdo zhvillim. Nga ana jonë ka gjithë asistencën, deri ku na lejon ligjim që ta mbyllim sa më shpejt këtë çështje. Duhet pjekuri dhe maturi nga të gjithë, pasi protestat nuk janë zgjidhja e duhur në këtë moment”, u shpreh Bastari.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...