Banorët e komunave veriore të Kosovës me vite nuk kanë paguar faturat për shpenzimet e ujit.
Mbi 12 milionë euro llogaritet vlera e faturave të ujit të shpenzuar, e të cilat nuk janë paguar nga banorët serbë të këtyre komunave që nga përfundimi i luftës, thonë udhëheqës të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, sipas të cilëve,nëse nuk ndërmerren masa, rrezikohet ndërprerja e prodhimit të ujit nga kjo kompani.
Kompania Rajonale, Ujësjellësi “Mitrovica”, gjendet në Shipol. Ajo është e vetmja kompani e licencuar që kryen veprimtarinë e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e kanalizimit në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës jugore dhe veriore, Vushtrrisë, Skenderajt dhe Zveçanit.
Edhe zyrtarë të Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë në largim të Kosovës, pranojnë se uji i harxhuar në atë pjesë nuk paguhet.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, kanë thënë se një ndër arsyet e mospagimit të faturave, është refuzimi i qëllimshëm i pagesës së faturave nga konsumatorët, rastet sociale dhe pamundësia për inkasim.
Ky problem, sipas tyre, është temë diskutimi që nga paslufta me të gjithë faktorët relevantë.
Për të mundësuar operimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, thuhet më tutje në përgjigje, që nga viti 2009, kjo kompani është subvencionuar me mjete financiare nga Buxheti i Republikës së Kosovës në vlerë prej mbi pesë milionë euro, në mënyrë që të mbulohen shpenzimet operative të shkaktuara nga mospagesa e faturave të qytetarëve, kryesisht të pjesës veriore të Mitrovicës.
Edhe kryeshefi ekzekutiv në kompaninë e Ujësjellësit “Mitrovica”, Sami Miftari për Radion Evropa e Lirë, thotë se mbi 5 milionë euro janë dhënë subvencione nga Qeveria. Por, këto janë të pamjaftueshme, sipas tij, për mundësinë e operimit të kompanisë.
Ai kërkon nga institucionet e reja të dala nga zgjedhjeve e 11 qershorit, që ky problem të zgjidhet, marrë parasysh edhe natyrën politike që ka.
Miftari tregon se ka kërkuar që së paku institucionet shtetërore në atë pjesë të bëjnë pagesën e faturave, por as kjo nuk ka ndodhur.
Për faktin që 40 për qind e ujit të përgjithshëm, shpenzohet për komunat veriore të Mitrovicës, Miftari thotë se në raste të caktuara ndëshkohen qytetarët e komunave tjera, (konkretishtMitrovica jugore, Vushtrria dhe Skenderaj), me ndërprerje të furnizimit më uji, pasi furnizimi nuk lejohet të ndërpritet në pjesën veriore.
“Kjo ndodh nganjëherë,fabrika në Shipol dhe në Balincë është duke punuar me kapacitete të plota, por nganjëherë detyrohemi të bëjmë restruksion në komunën e Mitrovicës, Vushtrrisë por edhe të Skenderajit”.
“Ky është problem që urgjentisht duhet të zgjidhet nga Qeveria e ardhshme e Kosovës, për arsye se është barrë e rëndë. Ne e blejmë ujin nga kanali i Ibër-Lepencit, rreth 40 mijë euro në muaj. Është e pakuptimit që ne e blejmë ujin, kurse në anën tjetër ne falim ujë”, thotë Miftari.
Banorët e asaj pjese përveç se nuk paguajnë as faturat e energjisë së shpenzuar, për ta çmimi për këtë produkt është pesë herë më i ulët sesa në rajonet tjera.
Në anën tjetër, duke e cilësuar këtë dallim mes qytetarëve si shkelje e të drejtave të njeriut, Institucioni i Avokatit të Popullit, tashmë ka hapur hetim zyrtarë, thotë për Radion e Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.
“Ky rast tashme është në proces të hulumtimit, sa i përket bazës ligjore dhe korrespodencës më autoritetet përgjegjëse. Kështu që është në hetim e sipër. Dhe si të përfundohet hulumtimi ne do të dalim më një raport ku do të vlerësohet se a është shkelje e të drejtave të njeriut”, thotë Jashari,
Përveç mospagesës së faturave të ujit të shpenzuar, banorët e kësaj pjese, nuk paguajnë as faturat e energjisë elektrike, që llogariten 8 milionë euro në vit.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë