E diela e fundit e korrikut shënoi një fluks të madh në pikëkalimet kufitare me Kosovën dhe Malin e Zi, për shkak të pushuesve të shumtë që shkojnë për të kaluar pushimet verore në bregdetin e Shqipërisë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë paradites së të dielës, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë rreth 21.890 shtetas si dhe 4975 automjete.
Ndërkohë, policia kufitare po punon me shërbime të shtuara për të përballuar fluksin në rritje dhe për të shmangur radhët e gjata në këto pikëkalime kufitare.
Fluks i madh lëvizje është shënuar gjatë paradites edhe në akset rrugore që shkojnë drejt plazheve të vendit, si në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, Tiranë- Durrës dhe Milot-Vorë.
Sipas policisë, shërbimet e Policisë Rrugore të Shqipërisë, të mbështetura edhe nga ato të Kosovës, janë shtrirë në akset kryesore që shkojnë drejt plazheve të vendit. Janë rreth 30 patrulla të Forcës së Posaçme me motorçikleta, të cilët patrullojnë akset rrugore dhe zonat turistike, ndërkohë që ka edhe një prani më të shtuar të forcave të rendit
Në një njoftim të sajin, policia bëri të ditur se, në të gjitha plazhet e Shqipërisë janë angazhuar edhe 100 patrulla policie me biçikleta, duke synuar rritjen e masave të sigurisë për pushuesit e shumtë.
Ndërkohë, problem vazhdon të mbetet mungesa e kullave të vrojtimit dhe rojeve të plazhit në pjesën më të madhe të bregdetit, një shqetësim ky i përsëritur ndër vite dhe që ende nuk po gjen zgjidhje nga autoritetet vendore që menaxhojnë plazhet në Shqipëri.
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të