Prej disa ditësh, mbështetësit e Ismail ‘Ballist” Morinës, tifozit që ngriti flamurin Autochtonus në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, kanë qenë në ankth për fatin e tij pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Praë në Dubrovnik për ekstradimin e tij drejt Serbisë.
Por Ballisti duket se ka shpëtuar nga ekstradimi më në fund, me një ndërhyrje të kryeministrit Edi Rama. Sipas portalit “Tirana Post”, Rama gjatë së shtunës ka kontaktuar vazhdimisht me qeverinë serbe, atë korate dhe përfaqësues të Bashkimit Europian në Bruksel për çështjen e tifozit kaq të dashur për shqiptarët.
Ende nuk ka një përgjigje zyrtare përsa i përket fatit të Morinës, por siç bën me dije “Tirana Post”, shanset që ai të ekstardohet drejt Serbisë tashmë janë thuajse zero. Ballist Morina prej dy muajsh ndodhet në qeli në Kroaci, ku u arrestua për mungesë dokumentacioni ndërkohë që udhëtonte drejt Kosovës për të marrë pjesë në varrimin e të atit.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...