Google ADS

Dikur kushtonte 49 milionë euro, sot kushton…

22:35 | 30 Korrik 2017
Arbresh.info

Donis Avdijajt i kanë bërë dalje te Schalke 04, teksa ai nuk është marrë në fazën përgatitore që skuadra gjermane po e zhvillon në Austri.

Fillimisht ai u la jashtë një ndeshjeje miqësore gjatë turneut në Kinë, kjo për shkak të një vonese në stërvitje, ndërkohë që më pas u mor masa e dytë penalizuese dhe tashmë 20-vjeçari është në shitje.

Siç dihet, Avdijaj ka një klauzolë prej 49 milionë eurosh, por menaxheri i klubi, Christian Hejdel, e thotë qartazi që për 3 milionë euro, kushdo mund ta blejë: “Nuk jemi të interesuar fare për atë klauzolë, sepse ajo, natyrisht, nuk vlen. Shuma për shitjen e Avdijajt është 3 milionë euro”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme