Një person është arrestuar pasi qëlloi me grushte mbi deputetën femër të partisë së Emmanuel Macron, në një treg në periferi të Parisit.
Laurianne Rossi, 33 vjeç, u godit nga personi përderisa po shpërndante fletushka në tregun Bagneux, transmeton portali arbresh.info
Sipas mediave lokale, personi i arrestuar ka shprehur zemërimin e tij ndaj politikës së Emmanuel Macron.
Ky është sulmi i dytë ndaj një politikani francez në një vend publik në muajt e fundit.
Për ‘La Parisien’ Rossi tha se ishte e ‘tronditur dhe e befasuar nga incidenti’.
“Ai njeri ishte shumë armiqësor ndaj politikës dhe qeverisë së shumicës. Ai po fliste me nervozë, por dhunën e shfaqi disa minuta më vonë”, ka shtuar ajo.
Më vonë përmes llogarisë zyrate në Tëitter, ajo ka shkruar se ‘asnjë marrëveshje politike nuk mund të justifikojë dhunën, aq më pak kur përdoret kundër deputeteve dhe grave’.
Sipas sondazheve të fundit, në Francë ka rënë dukshëm mbështetja për Presidentin Emmanuel Macron./Arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...