Sipas një dokumentari të fundit në të cilin flitet për skandalet në Mbretërinë e Britanisë së Madhe dhe lidhjen martesore mes Prince Charles dhe Princeshës Diana, kanë dalë në pah shumë gjëra që nuk ishin thënë më parë.
“Është e drejta ime të kem dashnore”, besohet t’i ketë thënë Prince Charles, gruas së tij Diana, transmeton portali arbresh.info
Duke përdorur video kaseta të Dianës duke folur me trajnerin e saj të zërit, të cilat kurrë nuk janë treguar në Britani të Madhe, dokumentari gjithashtu pohon se Duka i Edinburgut i kishte thënë Charles se mund të kishte një lidhje me Camilla Parker-Boëles nëse martesa e tij nuk po funksiononte.
Kur Diana u përball me Charles për shkak të Camillës, Diana tha se ai iu përgjigj duke i thënë se ‘refuzon të jetë princi i vetëm i Uellsit që nuk kishte pasur kurrë një dashnore’.
Dokumentari i Channel 4 gjithashtu detajon se si Diana gjeti ngushëllim me oficerin e saj të mbrojtjes së policisë, Barry Mannakee dhe se po konsideronte largimin nga familja mbretërore.
Ajo gjithashtu pretendoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me burrin e saj Charles ‘një herë në çdo tre javë’.
Në dokumentar dëgjohet Diana duke thënë se ‘edhe vjehrri im i tha burrim tim, se nëse martesa juaj nuk po funksionin, gjithmonë mund të ktheheni te ajo pas pesë vitesh’.
“Dua të them se e dija se do të ndodhte diçka para pesë vitesh”, citohet të ketë thënë ajo.
Thashethemet për një lidhje mes Dianës dhe Mannakee u përhapën shpejt dhe ai u caktua në në pozita tjera udhëheqëse para se të humbte jetën në një aksident me motor./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...