Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dërsnik në Korçë ku një 60-vjeçar dhe djali i tij kanë përfunduar në spital pas një sherri krushqie.
Grindjet e përsëritura të nuses me vjehrrin kanë bërë që kjo e fundit të kërkojë ndihmën e babait dhe vëllait të saj, por diskutimet mes palëve kanë degraduar deri në përplasje fizike që çoi në plagosje të rëndë të vjehrrit. Pas ngjarjes, policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e bir) pasi në bashkëpunim mes tyre, kanë plagosur rëndë me mjete të forta krushkun e tyre.
Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si edhe djali i tij, Emiljano Çaushllari, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas të Pogradecit janë dy personat e vënë në pranga. Arrestimi i tyre u bë pasi të dy në fshatin Dërsnik, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, shtetasit P.B., 60 vjeç, si edhe djalin e tij shtetasin S.B., 26 vjeç, në banesën e këtyre të fundit. Dy të arrestuarit kanë lidhje krushqie me dy të plagosurit, pasi vajza e Petrit Çaushllarit është nusja e djalit të shtetasit P.B., dhe kunata e S.B..
Ka qenë një konflikt i përsëritur mes nuses 25-vjeçare dhe vjehrrit pasi ky i fundit shpesh e ofendonte me fjalë banale, çka e ka shtyrë të renë të telefonojë babanë e saj, i cili jetonte në fshatin e Pogradecit dhe t’i shprehte shqetësimin e saj. Ky i fundit sapo ka dëgjuar të bijën mes lotësh, ka marrë me vete djalin dhe është nisur për në shtëpinë ku ishte martuar e bija.
Sapo kanë mbërritur atje, ai ka nisur të debatojë me krushkun por është përballur me tone të ashpra nga pala tjetër. Kjo ka bërë që debati të përshkallëzohet në përplasje fizike, ku në sherr janë përfshirë edhe djemtë e tyre duke degraduar kështu në një sherr mes katër personash.
Ndërkaq mësohet se bashkëshorti i 25- vjeçares nuk ka qenë prezent në momentin kur ka nisur grindja mes nuses dhe vjehrrit pasi kishte shkuar të punonte tokat bujqësore, por ka arritur në kohën që palët ishin duke u konfrontuar fizikisht dhe ka ndërhyrë për t’i ndarë.
“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si edhe djali i tij Emiljano Çaushllari, 21 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28.07.2017, dy shtetasit e lartpërmendur, në fshatin Dërsnik, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, shtetasit P.B., 60 vjeç, si edhe djalin e tij shtetasin S.B., 26 vjeç, në banesën e këtyre të fundit”, bën të ditur Policia.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...