Nëse dikur ka qenë vetëm një pikë rehabilitim për personat me probleme mendore, sot secila komunë ka të paktën një qendër të tillë.
Mirëpo, në rrugët e kryeqyteti ndonjëherë shohim disa persona që ndoshta edhe mund të jenë rrezik serioz për qytetarët.
Në Qendrën e Shëndetit mendor thonë se po punohet shumë që këta persona të trajtohen në qendra rehabilitimi.
Personat me probleme mentale nuk janë të rrezikshëm për personat tjerë edhe nëse ata janë nëpër rrugë thotë , Besnik Stuja koordinator i shërbimit profesional i shëndetit mendor.
Sipas tij kategoria e personave me rrezikshmëri të lartë mbahen në qendrat rehabilitues apo edhe në kliniken e psikiatrisë, ndërsa personat që ndalojnë trajtimin e vazhdueshëm me barëra mund të dalin në rrugë. Fajin për sjelljet shfrenuese të tyre nëpër rrugë sipas Stujes e kanë familjaret të cilët në shumë raste i lënë pa kujdesje këtë kategori mjaftë të ndjeshme.
“Nuk janë persona të rrezikshëm por nëse familja ka shembuj që fshehin dhe nuk marrin terapi ata mund të bëhen të rrezikshëm dhe dalin jashtë rrethit. Ne si institucione shëndetësor ofrojmë shërbim për ta, mirëpo policia, qytetarët dhe rrethi janë ata që i sjellin ata persona nëse janë të rrezikshëm për veten dhe rrethin”, tha Besnik Stuja.
E drejtori i Qendrës Psikiatrike, Shaban Mecinaj, tregoi për Radio Kosovën se trajtimi i pacienteve në këtë qendër bëhet me kujdes të shtuar, terapia është falas, vetëm në raste kur ka mungesë atëherë obligohen pacientet që të i sigurojnë vetë barërat. Ai shtoi se numri i doktorëve specialistë është i kënaqshëm, por ka mungesë në stafin e mesëm.
“Staf të lartë kemi mjaftueshëm, por nëse flasim për staf të mesëm kemi mungesë. Klinika ka bërë kërkesë të vazhdueshme këto tri vitet e fundit për rritjen e numrit të stafit të mesëm”, tha Shaban Mecinaj.
Qendra Klinike e Psikiatrisë ka 68 shtretër ndërsa në shfrytëzim janë rreth 70 % e tyre
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...