Google ADS

Historiani dhe analisti i njohur serb: Kosova do të jetë në OKB dhe kjo nuk varet fare nga Serbia

17:29 | 30 Korrik 2017
Arbresh.info

Kemi pranuar që serbët të mos jenë pakicë dhe të kenë të drejta që ua dha Plani i Ahtisaarit. Serbët kanë Asociacionin e Komunave të Kosovës, që nuk ka kompetenca. Si këtë asociacion e kemi Këshillin e Përbashkët të Komunave në Sllavoni (Kroaci), sipas Marrëveshjes së Erdutit, që është në nivelin e OJQ-së, thotë historiani dhe analisti serb Çedomir Antiq, sipas të cilit është e palogjikshme që Serbia sot të thotë se ka “vija të kuqe” kundrejt Kosovës.

Antiq thotë se “vija e kuqe” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka mundur të jetë kompromisi historik në vitet ’80 të shekullit të kaluar, me propozimin e akademikut serb, Dobrica Çosiq, për ndarjen e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Kjo do të thoshte se për të gjitha çështjet do të lëshonte pe Serbia, dhe që në të çështje të caktuara lëshime do të bënin edhe shqiptarët”, thotë ai. “E tash nuk flasim për statut të serbëve në Kosovë e as për ndarje, veç nëse ambasadori jonë do të quhet ambasador ose përfaqësues diplomatik, apo nëse në tabelën e ulëses së Republikës së Kosovës në OKB do të jetë ndonjë pikë apo asterisk”.

Ai shton se pas marrëveshjeve në Bruksel nuk ka mbetur gjë tjetër pos pranimi i Kosovës në OKB, çështje që kjo nuk varet fare nga Serbia. Ndërsa, shton se do të ndërrohet edhe Kushtetuta e Serbisë.

“Në Kushtetutë, Kosova përmendet në dy vende: në preambulë dhe në betimin e presidentit”, thotë ai. “I tërë debati për dialog është ballafaqim me kërkesat të cilat SHBA dhe BE i ka ndaj Serbisë dhe këto do t’i bëjë presidenti Aleksandar Vuçiq sepse mendon se kjo është më e dobishme dhe më e sigurta sot për Serbinë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme