Google ADS

Jahjaga, pjesëmarrëse në Samitin e Lidershipit të Grave

12:34 | 30 Korrik 2017
Arbresh.info

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka marr pjesë në pjesë në Samitin e Lidershipit të Grave që u mbajt këtë javë në Qendrën e Fondacionit Rockefeller në Bellagio të Italisë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Jahjaga ka treguar se, në këtë samit u diskutua mbi mundësitë për t’i bërë gratë pjesë të proceseve vendimmarrëse në zgjidhjen e sfidave globale si zhvillimi ekonomik, siguria humane, dhe ndryshimet klimatike.

Ky është postimi i plotë i Jahjagës

Ishte kënaqësi të marr pjesë në Samitin e Lidershipit të Grave që u mbajt këtë javë në Qendrën e Fondacionit Rockefeller në Bellagio të Italisë.

Gjatë samitit diskutuam mbi mundësitë për t’i bërë gratë pjesë të proceseve vendimarrëse në zgjidhjen e sfidave globale si zhvillimi ekonomik, siguria humane, dhe ndryshimet klimatike.

U zotuam se do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe pas përfundimit të samitit me bindjen që së bashku mund të krijojmë një platformë ku do të dëgjohet zëri i më shumë grave lidere.

Në kuadër të samitit isha poashtu pjesë e një paneli të diskutimit ku fola për lidershipin e mirë dhe liderët transformativ. Pjesë e këtij paneli ishin edhe Joyce Banda, ish-presidentja e Malavit, dhe Halla Tomasdottir, kandidate për presidente në zgjedhjet e fundit presidenciale në Islandë.

20597544-1427729897316149-4386508358269102925-n_1501409736-1487249

jahjaga-780x439

atifete

 

Të ngjashme