Të paktën 27 persona janë lënduar mbrëmë kur një autobus u përmbys në vendin e quajtur Rovni në afërsi të qytetit të Valevës, njofton Tanjug.
Sipas burimeve të policisë aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Valevë – Bajina Bashta, për shkaqe të panjohura deri më tani. Për shkak të aksidentit, komunikacioni në këtë aks rrugor është ndërprerë për disa orë.
Zëdhënësja e Spitalit të Përgjithshëm në Valevë, Kristina Paramentiq kumtoi se në këtë institucion shëndetësor janë transferuar të gjithë 27 të lënduarit gjatë fatkeqësisë, prej të cilëve 14 janë ndalur për mjekim spitalor, ndërsa të tjerët pas ndihmës së ofruar janë lëshuar në shtëpi.
Dy prej udhëtarëve të hospitalizuar ndodhen në përkujdes intensiv, ndërsa të tjerët janë sistemuar në disa reparte të spitalit.
Të gjithë udhëtarët e plagosur kanë qenë alpinistë nga Kragujevci.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje