Aktorja turke rrezikon humbjen e kujdestarisë së fëmijëve të saj

11:07 | 30 Korrik 2017
Arbresh.info

Raportimet për një lidhje të re dashurie në kohën që ende nuk ishte divorcuar nga bashkëshorti mund t’i kushtojnë shtrenjtë aktores së dashur turke, Tuba Buyukustun.

Buyukustun, e njohur si Eli e serialit “Dashuri dhe Diamante” i dha fund martesës 6-vjeçare me aktorin Onur Saylak në muajin qershor.

Ndërsa së fundmi media turke ka raportuar se aktorja bukuroshe kishte nisur një lidhje dashurie me biznesmenin Umut Evirgen ende pa u divorcuar.
Kjo si duket nuk i ka pëlqyer aspak babait të dy vajzave binjake të Tubas, i cili pritet ta përdorë këtë për t’i marrë kujdestarinë e vajzave aktores.
Media e ka komentuar këtë si ‘fund të miqësisë” dhe “prag stuhie” mes tyre. Sipas të përditshmes “Takvim”, Saylak po përgatitet t’i hapë gjyq Tubas për kujdestarinë e vajzave 5-vjeçare dhe lidhja e dashurisë së aktores mund të përdoret kundër saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme