Google ADS

Ja sa tifozë ishin të pranishëm në “El Clasicon” e zhvilluar në Amerikë (FOTO)

09:36 | 30 Korrik 2017
Arbresh.info

Sot në orët e hershme të mëngjesit u zhvillua ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës, në qytetin e Majamit në Amerikë, shkruan IndeksOnline.

Të pranishëm në stadiumin e njohur amerikan “Hard Rock Stadium” për takimin më të madh në botë, ishin afro 64 mijë tifozë, ndërsa kapaciteti i këtij stadiumi qëndron mes 65/66 mijë spektator.

51253480

Thuhet se biletat për ta parë këtë duel kanë qenë shumë të shtrenjta, nga 250 euro deri në 3 mijë e 500 euro.

Ndeshjen në fund e fitoi ekipi katalunas, Barcelona me rezultat 3-2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme