Rrjeti i maketeve NEPTUN është hetuar nga Policia e Kosovës për një rast mashtrimi të raportuar nga një konsumator, shkruan arbresh.info.
Konsumatori me inicialet B.K për arbresh.info ka thënë se ai ka shkuar në këtë dyqan për të blerë një televizor të ri, por kur ka shkuar në shtëpi e ka parë se ai ka qenë i përdorur dhe në të ka qenë një kupon fiskal ku tregon se ai televizor ishte shitur më herët.
“Unë kur shkova në shtëpi e hapa kutin për ta vendosur televizorin, ai vërehej që kishte qenë i përdorur më herët, bateritë e telekomandës ishin të shtypura dhe në kuti ishte një kupton ku tregonte se ai televizor është shitur më herët” deklaroi konsumatori.
Lidhur me këtërast kanëndërhyrë edhe Policia e Kosovës. Ata kanë marrë në pyetje konsumatorin ku ai ka treguar se si ka ndodhur mashtrimi.
“Unë e njoftova policin ata erdhën te dyqani, policia për një orë e gjysmë ka provuar ta bind menaxherin e dyqanit që të jep deklaratë në stacion policor, por ai nuk pranoi,” tha konsumatori.
Ndërsa njëri nga menaxherët e këtij dyqani i cili ka dashur që të jetë anonim ka treguar se si ka ndodhur rasti, ai e ka mohuar mundësinë që televizori i blerë të ketë qenë i përdorur.
“Konsumatori e ka ble televizorin, ai ka pajisjet ta paketuara. Televizori nuk ka qenë i përdorur, por dikush e ka marr vetëm një kabllo nga aty për ta testuar një televizor tjetër. Klienti mendon se ai është i përdorur, por ai vetëm ka qenë i hapur, ne e kemi një periudhë kur klientit mundemi me ja zëvendësuar produktin ose me ja kthy paret brenda 48 orëve, ne nuk kemi pas telashe ai ka ardhë e ka kthyer dhe ne i’a kemi kthy paret pa problem, nuk ka të bëjë me kurrfarë mashtrimi, policia na ka marrë në pyetje por çdo gjë është brenda rregullave,” tha ai.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci në një prononcim për arbresh.info tregoi se a ka hapur policia rast.
“Në dyqan është blerë një televizor, pala ka thënë se televizori nuk i ka punuar, ai ka dyshuar që është i përdortë dhe ka gjet një kupon që televizori është shitë më herët, ai e ka kthyer televizorin dhe dyqani i ka kryer obligimet ndaj konsumatorit, policia e ka njoftuar prokurorin ai ka thënë se nuk ka elemente për tu hap rast pasi që dyqani i ka kryer obligimet ndaj konsumatorit dhe i’a ka kthyer të hollat,” është shprehur Borovci.
Shpesh qytetarët pretendojnë se janë mashtruar në dyqane të shumta dhe i raportojnë në adresë të portalit, por të pakta kanë qenë rastet kur ato kanë lajmëruar policinë për mashtrimet e pretenduara duke u mjaftuar me raportim në medie. /Arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...