Mos gaboni t’i hani farat e qershisë

01:38 | 30 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Një baba i tre fëmijëve nga Anglia, ishte dërguar në spital pasi që kishte ngrënë tre fara të qershisë, pa e ditur se ato përmbanin cianid.

Mathew Creme, 28 vjeçar, po e shijonte një pako me qershi që e kishte blerë në Tesco, kur kishte vendosur që ta hante një farë.

Nga kurioziteti, anglezit i kishte pëlqyer shija e farave, dhe i kishte ngrënë edhe dy të tjera.

Por, farat e qershive përmbajnë amygdalin, një përbërës që kur tretet, shndërrohet në cianid të hidrogjenit.

Nuk shkoi shumë kohë dhe ai filloi të ndjehej keq, me ç’rast, partnerja e tij, Georgina Mason, e kishte thirrur emergjencën dhe ata i kishin kumtuar se ai kishte konsumuar dozë vdekjeprurëse të cianidit.

Simptomat e helmimit nga cianidi përfshijnë ngërrçet në stomak, kokëdhimbje, mundim dhe vjellje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme