Nga një studim i bërë së fundi në Amerikë, ka rezultuar se shumica e amerikanëve i duan dritat fikur në dhomën e gjumit. Nga se kanë frikë?
Kompania e studimit “Adam & Eve”, pasi pyeti rreth 1000 të rinj (mbi moshën 18 vjeç), se si preferonin të bënin seks gjatë natës.
Gati gjysma (48%) e të pyeturve thanë se preferonin variante të ndryshme ndriçimi në dhomën e gjumit. 10% preferojnë t’i mbajnë dritat ndezur, ndërkohë që 41% preferojnë t’i fikin. Pasi kompania e shpërndau edhe në Facebook diskutimin, rezultoi pothuaj e njëjta shpërndarje: 40% për variante të ndryshme (herë me dritë, herë pa të, herë me pak dritë), 40% preferojnë t’i fikin dritat dhe 20% preferojnë t’i mbajnë ndezur.
Bazuar në rezultatet e anketës, edhe pse të çuditshme, e njëjta kompani pyeti se pse shumica preferonin errësirën dhe a nuk është më mirë ta shijonin trupin e partnerit në dritë gjatë raportit seksual?
Brenda këtij diskutimi u bë pjesë edhe Dr. Kat Van Kirk, eksperte seksi. Ndër të tjera, ajo tha se është mirë që trupin e partnerit ta kesh në qendër të vëmendjes, pra në dritë. Ajo shpjegoi se dëshira për të bërë seks në errësirë ka të bëjë më shumë me pasigurinë – sidomos të femrave, kur e shohin veten të zhveshur, mendojnë se partneri nuk do t’i pëlqejë.
Kjo është krejtësisht e natyrshme, tha Kirk, por për ta luftuar këtë ndjenjë që është gjithmonë e pranishme, sugjerohet një ndriçim i ulur për të ndryshuar gjendjen, pra jo në errësirë të plotë. Kjo do të thotë që në dhomë të mbani qirinj të ndezur – ose çdo gjë tjetër që ndriçon pak e bën hije. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë shumë, vërtet.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...