Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka kërkuar nga votuesit në Britaninë e Madhe që të ndryshojnë mendje gjatë zgjedhjeve të ardhshme.
Ai ka theksuar se Brexit mund të ndalohet nëse Partia Laburiste zotohet që të mbajë Britaninë e Madhe si pjesë të BE-së, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë për The Guardian, Khan u pyet nëse ka ndonjë mënyrë për të shmangut Brexit dhe përgjigjja e tij ishte e prerë ‘po’.
“Jam optimist. Për të pasur besueshmërinë e popullit britanik, duhet të jetë një ofertë e Partisë Laburiste, sepse njerëzit kanë nevojë për arsye”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se Partia Laburiste ‘duhet të ofrojë gjërat bardhë e zi, nëse duan që të fitojnë zgjedhjet e ardhshme’.
Khan, kryebashkiaku i parë mysliman në Londër, tha se ‘pas votimit Brexit, fjalët që tashmë i përkisnin historisë filluan të përdoren sërish’. Ai shtoi se njerëzit mendonin se tani kishin marrë leje për të qenë abuziv dhe racistë.
Përkundër dëshirës së Khan për ndryshime rreth Brexit, lideri i Partisë Laburiste Jeremy Courbyn ka thënë se do të respektojë rezultatin e vendimit të referendumit të mbajtur vitin e kaluar./Arbresh.info
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...