Google ADS

Mbi 2000 pushues në pishinën e Gërmisë (Video)

21:25 | 29 Korrik 2017
Arbresh.info

Pishina e Gërmisë vazhdon të mbetët një destinacion i duhur për qytetarët të cilët qoftë për shkak të punës, qoftë për shkak të kohës nuk arrijnë të shkojnë në bregdete.

Në ditët që temperaturat po arrijnë nivele të larta, shuam qytetarët po kalojnë vikendet në këtë pishinë.

Menaxhues të kësaj pishine i kanë konfirmuar televizionit se numri i pushuesve në vikend ka kaluar mbi 2000 persona

Nazmi Beqiri mbikëqyrësi i pishinës, tha për Tribuna Channel ka thënë se shpesh ndërdyjnë në rastet e lodhjes së notuesve, por që për këtë sezon nuk ka ndodhur asnjë rast i rëndë, ose me lëndime

Ndërsa pushesit që po mundin temperaturat në ujin e Gërmisë janë shprehur të kënaqur me kushtet që ofron pishina

Roni Morina një pushues tjetër i cili jeton në Danimarkë thotë se pishina i pëlqen shume dhe në Kosovë nuk shkon në asnjë pishinë tjetër.
Ai thotë se kësaj pishine nuk i mungon asgjë dhe i plotëson të gjitha standardet.

Gjithashtu shpëtimtari i pishinës rekomandon të gjithë pushuesit që të kenë kujdes me ujin dhe ata që nuk e dinë notin të vijojnë kursin në shkollën e notit në pishinën e Gërmisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme