Këshilli Drejtues i PDK’së e ka nominuar zyrtarisht Kadri Veselin për Kryetar të Kuvendit. Këtë e ka bërë të ditur Nënkryetari i PDK’së, Rexhep Hoti, i cili ka thënë se Shefi i PDK’së ka marrë mandat edhe të propozojë emrat e ministrave në Qeverinë e re si dhe emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave të Kosovës.
Organi vendimmarrës i Partisë Demokratike të Kosovës, edhe zyrtarisht, e ka nominuar Kadri Veselin për Kryetar të Parlamentit.
Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj partie, duke i dhënë edhe kompetenca të tjera Kryetarit të PDK’së.
Nënkryetari i PDK’së, Rexhep Hoti, ka thënë për Express se Veseli ka marrë edhe kompetencë të propozojë emrat e ministrave të rinj si dhe të propozojë emrat e kandidatëve për Kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale.
“Këshilli Drejtues ka marrë dy vendime madhore. I pari ka të bëjë me nomiminin e z. Veseli për Kryetar të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Vendimi i dytë ka të bëjë me dhënien e kompetencave për Kryetarin e PDK’së që t’i propozojë emrat për ministra të rinj në Qeveri dhe emrat e kandidatëve për Kryetarë komunash”, ka thënë Hoti, për Express, të shtunën.
Ky zyrtar i PDK’së ka konfirmuar se kanë biseduar për Qeverinë e re, por jo edhe për numrat, e koalicionit PAN.
“Asnjë dyshim s’ka se do të jemi pjesë e Qeverisë. Këtë na e ka besuar sovrani dhe s’ka asnjë luhatje në këtë drejtim”, ka shtuar ai.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është caktuar për 3 gusht. Aty, pritet të votohet për Kryetarin e Parlamentit dhe Nënkryetarët.
Të drejtën kushtetuese për pozitën e Shefit të Parlamentit e ka PAN, koalicioni fitues i zgjedhjeve, derisa partitë tjera kanë pozitat e nënkryetareve.
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...