Bajram Gecaj nga LDK ka thënë se PDK po tenton të zvarritet më çdo mjet dhe me çdo kusht.
Ai në një postim në rrjetin social facenook ka shkruar se për të ecur vendi para PDK duhet të dërgohet në opozitë.
Stautsi i plotë:
VEÇ MOS TË NA THONË SE E BËN PËR NE
Si duket “bisha e plagosur” po nxjerr shkelmat e fundit. Të vetëdijshëm se e kanë bërë vetë gropën në të cilën do të fundosen me sigurinë matematikore, PDK tani po tenton të zvarritet me çdo mjet dhe me çdo kusht deri në breg. Kur koalicioni i udhëhequr nga ne sulmohej pamëshirshëm, këta kryesisht rrinin anash dhe bënin sehir, duke shpresuar që dikush tjetër do të kryente punë për ta. Shpresonin se objektivi i tyre i përhershëm, i kamufluar por ende transparent (shkatërrimi përfundimtarë i LDK-së), do të vinte lehtë dhe pa pasoja për ta. Megjithatë, kur kalkulimet e tyre i nxorëm plotësisht të gabuara, tani ata janë sulur çmendurisht në atakë të orkestruara në “laboratorët” e tyre ndaj po të njëjtës opozitë me të cilën del të kenë planifikuar dhe ekzekutuar rrëzimin e qeverisë sonë. Jeni tanimë të vonuar. Fundosjen e keni të sigurt. Shpëtimin mos e kërkoni në radhët tona. Unë dua të besoj fuqishëm që asnjë deputet i yni nuk do të bjerë në një grackë të tillë. E nëse po, veç mos të na thonë se e bën për ne, për fëmijët tanë, për ardhmërinë tonë dhe për interesin e vendit. Sepse në këtë kohë, e vetmja mënyrë e ecjes para, dhe interesi më madhorë aktual i vendit, është që PDK përfundimisht të dërgohet në opozitë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...