Google ADS

Policia: Dy persona u lënduan në aksidentin e sotëm në Podujevë

14:58 | 29 Korrik 2017
Arbresh.info

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Qendresa” në Podujevë. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture të tipit “Golf” dhe një pikapit.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për Express, se shkaktar i këtij aksidenti dyshohet të jetë mosrespektimit i sinjalistikes rrugore.

“Rreth ores 11:00 ka ndodhur një aksident ne mes dy veturave pickup dhe golf, dy persona janë lënduar lehtë. Shkaku dyshohet të jetë mosrespektimit i sinjalistikes rrugore”, ka thënë Borovci të shtunën për Express.

Ndërsa, bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente dhe shqiptohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, një aksident ka përfunduar me fatalitet, 28 me të lënduar dhe 61 aksidente të tjera pa të lënduar.

Në aksidentin me fatalitet kanë humbur jetën katër anëtarë të familjes Alidema. Poashtu një person i moshës 17 vjeçare ka mbetur i lënduar dhe po trajtohet në QKU.

Ndërkohë që gjatë ditës së premtë policia ka shqiptuar 1195 tiketa trafiku/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme