Presidentja e federatës, Doris Leuthard është shprehur e kënaqur me përgjigjen pozitive të ardhur nga BE-ja. Ky është një hap i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve me BE-në, ka thënë ajo.
Bashkimi Evropian ka vendosur që t`i vijë në ndihmë Zvicrës për tejkalimin e barrierave teknike në fushë të tregtisë. Këtë e tregon me heqjen dorë nga bllokada që ka pasur në lidhje me këtë dosje.
Marrëveshja për heqjen e barrierave teknike të tregtisë ka rëndësinë e vet të madhe për ndërmarrjet ose firmat. Me ekzistimin e një marrëveshjeje të tillë, firmat zvicerane nuk detyrohen që të certifikohen vetë për tregun e BE-së. Kjo për faktin se u mjafton leja e Zvicrës, transmeton albinfo.ch
Presidentja e federatës, njëherësh ministre për trafik dhe energji, Doris Leuthard është shprehur e kënaqur me përgjigjen pozitive të ardhur nga BE-ja. Ky është një hap i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve me BE-në, ka thënë ajo.
Nisur nga fakti se standardet e industrisë zhvillohen në vazhdimësi, marrëveshja do të përshtatet në mënyrë të rregullt periodikisht. Këtë përshtatje BE-ja e kishte bllokuar gjatë muajve të fundit.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...