Udhëheqësi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, Vladimir Kostiq, ka thënë që dialogu me Kosovën paraqet të ardhmen e popullit serb, andaj të gjithë duhet të paraqesin pikëpamje e tyre.
Kostiq ka thënë që akademia do të marrë pjesë në këtë dialog, megjithëse ende nuk kanë ndonjë ftesë zyrtare nga presidenti i Serbisë.
“Dialogu dhe diskutimi, jo lufta, është mënyra me të cilën ne duhet të vazhdojmë për të kapërcyer shekujt e keqkuptimeve mes dy kombeve. Është mirë që organizatat politike, institucionet, kisha, studiues të shquar, por edhe qytetarët e zakonshëm të shprehin idetë e tyre. Ndoshta do të ofrohet një zgjidhje që këto dy vende mund të përdorin për të përcaktuar një strategji “, ka thënë Kostiq.
Ndërsa avokati Azem Vllasi, ka thënë që presidenti i Serbisë duhet të ndërmarrë hapin e parë, duke braktisur iluzionin se Kosova është Serbi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...