OnePlus 2 do mbështes portin USB-C

10:20 | 23 Qershor 2015
Arbresh Info

Krijuesi i telefonave të mençur kinez, OnePlus ka njoftuar se telefoni i ardhshëm i kompanisë që do të lansohet vonë gjatë këtij viti do të mbështet portin USB-C.

USB-C ka shumë përparësi mbi standardin ekzistues USB, pasi që gjenerata e fundit mund të përballojë deri në 100W energji, si dhe transferimin e të dhënave me shpejtësi deri 10GBps, raporton arbresh.info. Mbi të gjitha, funksioni më i mirë i USB-C është se ka të dy anët e kokës për kyçje të njëjta, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni se në cilën anë do e vendosni./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme