Gjendja e mbikalimit te shkolla “Ali Sokoli” në Prishtinë është e tmerrshme. Aroma kundërmuese, dyshemeja e dëmtuar me zbrazëtira ku nga poshtë shihen veturat tek lëvizin, xhamat e thyer, si dhe mbeturinat e shumta të hedhura aty, e bëjnë shumë të vështirë kalimin aty.
Ndërtimi i këtij mbikalimi ka kushtuar 180 mijë euro, ndërsa, janë bërë katër vjet që ai është në shërbim të qytetarëve por që rrallë herë frekuentohet nga ta.
Udhëheqësi i sektorit për shërbime publike në Komunën e Prishtinës, Habib Qorri, ka thënë se ky mbikalim shfrytëzohet vetëm nga 10 përqind e këmbësorëve që kalojnë rrugën në atë segment të rrugës, nga 80-90 përqind e tyre që është paraparë ta shfrytëzojnë atë.
Meqenëse ky mbikalim shfrytëzohet shumë pak nga qytetarët, dhe në mënyrë që të funksionalizohet në tërësi, Qorri thotë se kanë shqyrtuar shumë herë mundësit.
Më tej udhëheqësi i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Habib Qorri, thotë se deri më tash janë kujdesur që mbikalimi të mirëmbahet në aspektin e pastërtisë por mungojnë ashensorët. E puna e ashensorëve, sipas tij, do të rregullohej nëse nuk do të ishte kaq i vogël numri i këmbësorëve që e frekuentojnë atë.
Ndërkaq, për shumicën e qytetarëve që frekuentojnë atë pjesë të qytetit, shmangia e shfrytëzimit të mbikalimit ndodhë për shkak se nuk konsiderohet të jetë i përshtatshëm, ku më problem del ta kenë të moshuarit.
Për qytetaren Sadije Ukaj, është pikërisht mungesa e ashensorëve që i vështirëson përdorimin e mbikalimit.
Është Musli Buzuku, i cili ndonjëherë ndodhë të shfrytëzon mbikalimin për të kaluar nga njëra anë në anën tjetër të rrugës, por pasi që jeton në Gjilan, atij i ndodh që më rrallë të frekuentojë atë zonë.
Për Bajram Avdullahun, mungesa e ashensorit paraqet problem, pasi që ai i konsideron si të vështira shkallët aty.
Ndryshe, mbikalimi i ndërtuar në rrugën “Fehmi Lladrovci” pavarësisht se u ndërtua në mënyrë që qytetarët të mos jenë të rrezikuar, vazhdon të mos shfrytëzohet duke shkaktuar kështu kolona të shumta të veturave, ndërsa, edhe vet jeta e tyre është e rrezikuar.
Ngarkesa bëhet më e madhe për faktin se në afërsi të atij lokacioni gjendet Stacioni i autobusëve urban, Shkolla e mesme e medicinës, Ambulanta, QKUK, si dhe Stacioni ndër urban në relacionin Gjilan-Prishtinë dhe Ferizaj-Prishtinë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...