Policia e Shqipërisë ka finalizuar me sukses operacioni policor anticannabis i koduar “Kurtes”, ku janë asgjësuar 1750 bimë të kultivuara të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe janë arrestuar në flagrancë dy shtetas.
Sipas Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në vendet e quajtura “Gropa e Batës”, dhe “Kurtes” në fshatin Nivicë, kishte të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor anticannabis “Kurtes”
“Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar, nga shërbimet e Policisë u gjetën të kultivuara në tokë të hapur rishtas 1750 bimë Cannabis Sativa. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : D. Z, 22 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë dhe A. Z, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë”, thuhet në një njoftim të Policisë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç