Partia Demokratike e Kosovës duket se po përballet me probleme të mëdha në Komunën e Drenasit.
Të paktën kështu rezulton një audio-incizim të të siguruar nga Gazeta KronikaPress, nga mbledhja që u mbajt dje.
Protagonistë kryesorë ishin ish-deputeti nga radhët e kësaj partie, Bislim Zogaj dhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Sipas ish-deputetit Zogaj, Lladrovci nuk duhet të jetë sërish kandidat për kryetar Drenasi, pasi sipas tij, gjendja në terren tregon se ai nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
Sipas Zogajt, shkak për këtë është qasja e gabuar që Lladrovci ka me biznismenë, mësimdhënës e grupe të tjera të interesit në këtë komunë.
I menjëhershëm është reagimi i Lladrovcit, i cili ia përmend Zogajt dëshirën për të kandiduar për kryetar Drenasi.
Por, Lladrovci nuk e la me kaq.
Ai nuk e la pa ia përmendur edhe humbjen që e pati në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën më 11 qershor, ku Zogaj kandidoi për deputet nga radhët e koalicionit PAN.
Në këtë audio-incizim mund të dëgjoni përplasjen mes tyre:
https://www.youtube.com/watch?time_continue=48&v=x0qt7OIx2nw
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...