Google ADS

PDK s’tërhiqet nga kandidimi i Kadri Veselit, derisa sa të zgjidhet kryeparlamentar

10:30 | 29 Korrik 2017
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kandidimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit të Republikës.

Ndonëse disa ekspert juridik kanë deklaruar se kryeparlamentari ka afate tri herë, ndryshe thonë në PDK.

Anëtari i kryesisë, njëherësh ministri në detyrë, Blerand Stavileci tregon se zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit më se miri është t’i referohemi vendimit te Gjykatës Kushtetuese me 2014, pasi aty, sipas tij, sqarohet kjo çështje.

“Sipas aktgjykimit, koalicioni me i madh e ka ekskluzivitetin e kandidimit te kryeparlamentarit pafundesisht, derisa te zgjedhet kryetari”, është shprehur ai për indeksonline

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka caktuar datën 3 gusht për mbajtjen e seancës konstituive. Derisa sipas ligjeve në fuqi grupi më i madh parlamentar, PAN, ka autorizimin për të propozuar kandidati për kryetar të Kuvendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme