Rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë, ato kanë thyer heshtjen, 10 prej tyre kanë rrëfyer historinë e se si e kanë përjetur luftën e Kosovës, në librin “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”, botuar nga “Integra” e “ForumZDF”.
Këto rrëfime janë një përqindje e vogël e atyre grave që kanë përjetuar tmerre, pasi është raportuar se janë rreth 20 mijë gra që kanë pasur këtë fat – ideja e librit, të përuruar në maj të këtij viti në Prishtinë, është që të dokumentohet prej burimit kryesor një e kaluar fort e dhimbshme e Kosovës.
Në qershor, nëpërmjet këtij libri, rrëfimet e këtyre viktimave të shtetit serb u dëgjuan edhe në Serbi, në përurimin e mbajtur në Beograd, në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar dan!“, që bëri bujë e u kundërshtua nga organizata nacionaliste.
Në ditët vijuese “Koha Ditore” i sjell këto dëshmi tronditëse si përkujtim për një krim të madh që mbetet i pandëshkuar, dhe në përkrahje të kërkesës së viktimave që t’u dëgjohet zëri. I pari është rrëfimi i Teutës – emër ky i ndryshuar, për të mbrojtur viktimën/arbresh.info/
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...