Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shpesh herë pjesë e diskutimeve publike edhe për veshjen e tij dhe është kritikuar gjithmonë për këtë fakt.
Rasti i fundit ishte në samitin e Trieste, ku kryeministri shqiptar i veshur me kostum, kishte zgjedhur një palë atlete të bardha. Por veshja tij ka marrë vëmendje jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe të liderëve të pranishëm në samit.
Në një intervistë për “InTv”, Rama ka treguar se edhe presidentit të Francës Emannuel Macron i kanë bërë shumë përshtypje atletet e tij, ndaj i ka kërkuar një palë si ato. Dhe Rama sigurisht që ia ka realizuar dëshirën.
“Mund t’ju zbuloj dhe një sekret të vogël, meqë është hera e parë që vij këtu në emisionin tuaj, që Presidenti i Francës i çova një palë atlete meqë i pëlqyen shumë atletet e ia dhe tha ‘dua edhe unë një palë si këto’. Do këto i thashë apo një palë si këto. ‘jo, si këto’, më tha ‘sepse këto s’më bëjnë’. Sa e ke numrin, 44-ta. Shumë mirë i thashë dhe i çova një palë atlete dhe ai u gëzua”, tregoi Rama.
Ndër të tjera kryeministri Rama zbuloi se 46 ishte numri i tij i këmbës.
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...